Marcelo drejt Juventusit

  • 29 October 2019 - 13:26
Marcelo drejt Juventusit

Mbrojtësi i majtë brazilian mund t’i bashkohet në Torino shokut të tij, Cristiano Ronaldo

Braziliani Marcelo mund të largohet nga Real Madridi gjatë janarit, eventualisht në fund të sezonit aktual.

Mbrojtësi i majtë po kërkohet nga Juventusi, pas fillimit të zbehtë të sezonit që e pati ai, shkruan Gazeta Express.

31 vjeçari është pjesë e “Los Blancos” qe 12 vjet, ndërsa forma e tij ka nisur të bie.

Marcelo ka dështuar të përshtatet në krahun e majtë me përforcimin Eden Hazard.

Sipas mediumit “Don Balon”, përfaqësuesi brazilian do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo në Torino.

Mirëpo, Marcelo pëlqehet edhe nga klubet tjera evropiane.

Mbetet të shihet nëse mbrojtësi ofanziv do të largohet nga Madridi gjatë dimrit apo verës së ardhshme. 

(Kosova Sot Online)