Ish-ushtari ngjitet në malet më të larta në botë dhe thyen rekord

  • 29 October 2019 - 13:41
Ish-ushtari ngjitet në malet më të larta në botë dhe thyen rekord

Një alpinist i Nepalit njëherësh dhe ish-ushtar i Mbretërisë së Bashkuar, ka ngjitur 14 majat më të larta në botë brenda shtatë muajve , duke mposhtur një rekord të mëparshëm prej gati tetë vjetësh.

Nirmal Purja arriti majën e malit  të 14-të, atë të Shishapangma në Kinë të martën në mëngjes.

Purja, 36 vjeç, u bashkua me ushtrinë britanike në vitin  2003.

Karriera e tij në ngjitje filloi kur shkoi në kampin bazë të Everestit në vitin 2012, ndërsa në vend që të kthehej siç ishte planifikuar, vendosi të ngjitej në të gjithë malin, shkruan BBC.

Ai  është tashmë bartësi i rekordeve të shumta,  duke përfshirë edhe “duertin” më të shpejtë të dy maleve më të larta se 8,000 metra.

(Kosova Sot Online)