Kupa e Botës 2023: Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun

  • 29 October 2019 - 14:06
Kupa e Botës 2023: Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun

Kosova do të përballet me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun në Grupin B të rundit të parë të fazës parakualifikuese për FIBA Kupën e Botës 2023. Shorti për këtë grup u hodh sot në Mies të Zvicrës.

Në rrugëtimin drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës 2023, ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në kuadër të fazës së grupeve, pasi që takimet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, transmeton Gazeta Express.

Kampanjën kualifikuese për këtë Botëror, Kosova do ta nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e para do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, e pastaj 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Kosova do të tentojë ta zë të paktën vendin e dytë në tabelën e Grupit B, pasi që dy Kombëtaret e radhitura më së miri do ta sigurojnë nga një vend në rundin e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në anën tjetër, Shqipërisë i ra shorti në Grupin A, ku do të përballet me Portugalinë, Qipron dhe Bjellorusinë.

Grupi B

Islanda

Sllovakia

Kosova

Luksemburgu

Grupi A

Portugalia

Qipro

Bjellorusia

Shqipëria

(Kosova Sot Online)