Reagimi qesharak i futbollistit pasi Messi ia fut topin mes këmbëve

  • 30 tetor 2019 - 09:48
Reagimi qesharak i futbollistit pasi Messi ia fut topin mes këmbëve

Oscar Plano i Real Valladolidit iu bashkua listës së gjatë të viktimave të Lionel Messit të martën në mrëmje. Reagimi i tij ka bërë që videoja e atij momenti të shpërndahet edhe më shumë nëpër rrjetet sociale.

Komentatori Ray Hudson kishte thënë: “Nëse Messi do të ishte kapiteni i Titanikut, ai do t’ia kishte futur mes këmbëve topin ajsbergut” dhe argjentinasi ua rikujtoi këtë thënie edhe një herë tifozëve mbrëmë kundër Real Valladolidit.

Përveç dy golave dhe dy asisteve në fitoren e thellë të Barcelonës, me rezultat 5:1, kundër Real Valladolidit, pesë-herë fituesi i Topit të Artë u bë viral në rrjete sociale edhe për mënyrën se si e turpëroi Planon në minutën e 36-të të ndeshjes.

“Messi ia mori shpirtin me atë trik”, shkroi @PFoootball. Kapiteni i Barcelonës Messi e asistoi golin e Arturo Vidalit me një pasim të shkëlqyeshëm para se ta shënonte në mënyrë të jashtëzakonshme një gjuajtje të lirë – të 50-tën për të në karrierë me Barcelonën dhe Argjentinën – para se të përfundonte pjesa e parë në Camp Nou.

Messi e shënoi golin e tij të dytë të ndeshjes pas pjesës së parë dhe pesë-herë fituesi i Topit të Artë pati rol vendimtar edhe në golin e Luis Suarezit. Me anë të ndihmës së argjentinasit, Barcelona u ngrit mbi Granadan dhe Atletico Madridin në tabelës e ligës elitare të futbollit spanjoll.

Barcelona është dy pikë përpara Granadas dhe Atletico Madridit, mirëpo Barcelona dhe Real Madridi e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, për shkak se El Clasico që ishte dashur të zhvillohej në xhiron e kaluar është shtyrë për 18 dhjetor.

(Kosova Sot Online )