Klopp sfidon të rinjtë e Liverpoolit të shkëlqejnë kundër Arsenalit

  • 30 October 2019 - 10:14
Klopp sfidon të rinjtë e Liverpoolit të shkëlqejnë kundër Arsenalit

Jurgen Kloppi i ka lavdëruar lojtarët e rinj në moshë të Liverpoolit për talentin dhe mentalitetin e tyre, para përballjes se tyre kundër Arsenalit sonte, e mërkurë, në kuadër të Carabao Cup.

Trajneri Jurgen Klopp pritet t’u japë pushim lojtarëve kyç të skuadrës së tij për ndeshjen e sotshme të Carabao Cup, duke u dhënë kështu mundësi të rinjve të “Reds” ta dëshmojnë veten në Anfield kundër “Topçinjve”.

Strategu gjerman e theksoi se fitorja, jo dhënia e minutave për lojtarët e rinj, është prioriteti i tij i parë, mirëpo ai është inkurajuar nga paraqitjet e të rinjve në fitoren e rundit të parë të Kupës kundër MK Dons.

“Sonte ne do ta zgjedhim një skuadër për të fituar. Fitorja është motivi ynë i parë, i dytë e i tretë, është gjithmonë i vetmi motiv”, ka thënë Klopp.

“Edhe pse nuk është e sigurt, ka shumë gjasa që një numër i madh i lojtarëve të rinj të luajnë sonte. Mentaliteti i atyre lojtarëve është i nevojshëm për një natë si sonte, nëse atyre do t’i jepet mundësia për ta dëshmuar veten si në rundin e kaluar”.

“Ata e shfaqin nivelin e duhur të urisë dhe mentalitetin e duhur çdo ditë që stërviten me ne. Ata na i dëshmojnë, me veprimet e tyre, se e kuptojnë se çfarë privilegji është të luash për një klub si Liverpooli”.

“Aftësia e këtyre lojtarëve nuk duhet të vihet në dyshim. Talenti i tyre i ka sjellë ata këtu dhe ata kanë mbetur në këtë pozitë për shkak të talentit. Në këtë fazë të karrierës së tyre ndikojnë edhe disa faktorë të tjera, mirëpo ata duhet ta shfrytëzojnë çdo rast që u vjen”. 

(Kosova Sot Online)