FIFA 20 parashikon fituesit e Topit të Artë për 14 vjetët e ardhshme

  • 30 October 2019 - 11:50
FIFA 20 parashikon fituesit e Topit të Artë për 14 vjetët e ardhshme

Youtuberi TheMasterBucks e ka përdorur videolojën FIFA 20 për ta parashikuar se kush do ta fitojë këtë vit dhe në 14 vjetët e ardhshme Topin e Artë. Rezultati i këtij parashikimi do t’i gëzojë tifozët e Lionel Messit

Sezoni i çmimeve individuale në botën e futbollit nisi me triumfin e Virgil van Dijkut në çmimin për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s, para se Lionel Messi të kthehej duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA.

Por, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual në botë dhe France Football e publikoi në fillim të kësaj jave listën prej 30 kandidatëve për këtë çmim këtë vit.

Nga 30 futbollistët e zgjedhur në këtë listë, një numër i gazetarëve të zgjedhur nga e gjithë bota do ta vendosë fituesin bazuar në tri kritere: paraqitjet individuale dhe kolektive, talenti dhe ndershmëria e lojtarit dhe gjykimi i përgjithshëm për karrierën e futbollistit.

Fituesit e Topit të Artë ndër vite, sipas FIFA 20:

2019: Lionel Messi

2020: Lionel Messi

2021: Lionel Messi

2022: Kylian Mbappe

2023: Kylian Mbappe

2024: Bernardo Silva

2025: Kylian Mbappe

2026: Leroy Sane

2027: Leroy Sane

2028: Ousmane Dembele

2029: Vinicius Jr.

2030: Jonathan David

2031: Kylian Mbappe

2032: Kylian Mbappe

2033: Vinicius Jr.

(Kosova Sot Online)