Futbollistja kosovare prezanton trofetë e Champions Leagues të Real Madridit

  • 30 October 2019 - 15:17
Futbollistja kosovare prezanton trofetë e Champions Leagues të Real Madridit

Kosovare Asllani i ka prezantuar trofetë e Real Madridit, sidomos ata të Champions League, në dhomën e vitrinave ku janë të vendosur kupat e fituara nga madrilenët. Siç dihet, futbollistja kosovare iu bashkua këtë vere gjigantit spanjoll.

Real Madridi është klubi më i trofeshëm dhe më i madh në histori të futbollit.

Dhe, pjesë e klubit spanjoll, në konkurrencën e femrave është edhe Kosovare Asllani.

Futbollistja kosovare iu bashkua gjatë verës klubit CD Tacón, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid.

Dhe, përfaqësuesja suedeze përmes një videoje të postuar në Instastory, i ka paraqitur trofetë e fituar nga “Los Blancos”, mbi të gjitha kupat e Ligës së Kampionëve.

Siç dihet, Reali e ka fituar 13 herë trofeun e Championsit, por ka fituar edhe trofe të tjerë të shumtë në kompeticionet tjera, të cilët janë vendosur në dhomën e vitrinave me kupa të gjigantit spanjoll.

Asllani shkëlqeu me Suedinë në Botërorin e mbajtur gjatë verës, duke e fituar medaljen e bronztë në “Franca 2019”.

Për paraqitjet mbresëlënëse që i shfaqi në Botëror, sulmuesja kosovare u shpërblye me kontratë tek gjiganti spanjoll Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)