Ozil e do qëndrimin në Arsenal

  • 30 October 2019 - 16:03
Ozil e do qëndrimin në Arsenal

Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane planifikon të qëndrojë edhe për një kohë në ekipin londinez. Ai shpreson që trajneri Unai Emery, i cili nuk po i jep hapësira pë të luajtur, të shkarkohet sa më shpejtë

Mesut Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali.

Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane ka përfunduar shpesh jashtë ekipit të parë nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Megjithatë, ish-përfaqësuesi gjerman beson se ka të ardhme të ndritshme në Londër, mbi të gjitha pas largimit të trajnerit spanjoll.

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, Ozil po shpreson që Emery të shkarkohet sa më shpejtë, në mënyrë që trajneri i ri t’i japë më shumë raste për të luajtur.

Mediat e huaja ndërkohë shkruajnë se Arsenali mund ta shesë Ozilin në janar për shkak të rrogës së tij të lartë dhe kontributit të vogël. 

(Kosova Sot Online)