Guardiola: Trajnerë shumë të mirë nuk fitojnë asgjë sepse s’e kanë Messin

  • 30 October 2019 - 16:40
Guardiola: Trajnerë shumë të mirë nuk fitojnë asgjë sepse s’e kanë Messin

Shumë është folur për dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve që prej largimit të tij nga Barcelona, por trajneri katalonas e ka pranuar se shumë trajnerë të tjerë shumë të mirë nuk fitojnë trofe sepse nuk kanë lojtarë si Lionel Messi në skuadrat e tyre.

Guardiola ende nuk e ka fituar ndonjë trofe të famshëm pa Messin në ekipin e tij, ndërkohë Barcelona e superyllit argjentinas e ka fituar vetëm një trofe në Ligën e Kampionëve që prej largimit të Guardiolës.

“Ka trajnerë shumë të mirë të cilët nuk kanë fituar asgjë sepse nuk kanë pasur lojtarë si Messi”, tha Guardiola në një intervistë për Catalunya Radio.

“Nuk do të ketë kurrë lojtar si ai. Futbolli u takon futbollistëve”, shtoi ai.

“Në Barcelonë ma dhanë ekipin e parë dhe atje e kisha një president të madh (Joan Laporta). Ishte një përzierje e lojtarëve me përvojë dhe lojtarëve si Messi”, përfundoi Guardiola.

(Kosova Sot Online)