Inter-i i Antonio Conte-s shkruan historinë

  • 30 October 2019 - 17:56
Inter-i i Antonio Conte-s shkruan historinë

Falë golave të shënuar në kampionat dhe në Champions League, Inter-i i Antonio Conte-s ka vendosur një rekord domethënë: është bërë skuadra e parë në historinë e zikaltërve që ka shënuar në 13 ndeshjet e para të sezonit. 

Një rekord ky që është arritur kryesisht falë golave të Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, të dy në kuotën e pesë golave. Për të gjetur një dyshe tjetër zikaltër me një ecuri të tillë duhet të kthehemi mbrapa në sezonin 2012/13, kur Milito dhe Cassano kanë qenë mes golashënuesve më të mirë të ekipit, që në atë kohë drejtohej nga Andra Stamaccioni. 

Zikaltrit janë në vendin e dytë në renditjen e skuadrave me sulmet më të mira të Serisë A, me vendin e parë që mbahet nga Atalanta, por milanezët kryesojnë renditjen e ekipeve që kanë shënuar ma shumë gola nga jashtë zone në kampionatin italian. 

(Kosova Sot Online)