Bayern Munichu e konsideron Pochettinon si pasues të Kovacit

  • 31 October 2019 - 09:01
Bayern Munichu e konsideron Pochettinon si pasues të Kovacit

Bayern Munichu janë të gatshëm për të arritur menaxherin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettinon.

Kovac ka rënë nën presion pas fillimit jo të mirë të sezonit me Bayernin dhe klubi thuhet se po mendon ta largoj atë. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, thuhet se tashmë ka gjetur pasuesin ideal dhe profilin e nevojshëm për klubin Bavarezë.Sipas mediumit Sport1, Bayern Munich e ka identifikuar argjentinasin Pochettino si një kandidat të mundshëm për të zëvendësuar kroatin Kovac. Megjithatë, Pochettino nuk është opsioni i vetëm, pasi edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag është një tjetër mundësi që pëlqehet.

Në anën tjetër, trajneri i Tottenhamit pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online )