Talenti i Real Madridit: Çdo gjë po ndodh shumë shpejt, por jam i lumtu

  • 31 October 2019 - 09:07
Talenti i Real Madridit: Çdo gjë po ndodh shumë shpejt, por jam i lumtu

Rodrygo Goes e shijoi debutimin si titullar në La Liga të mërkurën mbrëma duke e shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Real Madridit 5:0 kundër Leganes në Santiago Bernabeu.

Braziliani 18-vjeçar thotë se nuk mund ta besojë sesi kanë shkuar gjërat për të këtë sezon, duke e pranuar se ato po lëvizin më shpejt seç kishte pritur.

‘E vërteta është se jam i lumtur me gjithçka. Çdo gjë po shkon shumë shpejt. Nuk është siç prisja unë, por jam i lumtur”, tha Rodrygo pas ndeshjes.

“Nuk ka rëndësi në cilën pozitë luaj, në të djathtë apo në të majtë. Nuk kam preferenca. Sot e nisa në krahun e djathtë pastaj ndërrova pozitë me Hazardin. E shijoj kudo që luaj”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )