Man City, Liverpool dhe Man United i mësojnë kundërshtarët në kupë

  • 31 October 2019 - 10:28
Man City, Liverpool dhe Man United i mësojnë kundërshtarët në kupë

Manchester City, Liverpool dhe Manchester Unitedi i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në çerekfinale të Carabao Cup.

Manchester Unitedi do të përballet me klubin e League Two, nivelit të katërt në futbollin anglez, Colchester.

Liverpooli, ndërkohë, i cili e mundi Arsenalin në1/8 e finales në një ndeshje dramatike me penallti, do të përballet me Aston Villan në udhëtim.

Kampioni në fuqi, Manchester City do të luftojë për një vend në gjysmëfinale me Oxford United, klubin nga League One, niveli i tretë i futbollit anglez.

Ndërkohë, çerekfinalja e fundit në Carabao Cup do të jetë mes Evertonit dhe Leicester City. 

(Kosova Sot Online)