Pamje: Goli i paparë i Rashfordit në stil të Ronaldos që e eliminoi Chelsean nga kupa

  • 31 October 2019 - 10:58
Pamje: Goli i paparë i Rashfordit në stil të Ronaldos që e eliminoi Chelsean nga kupa

Marcus Rashford i shënoi dy gola, përfshirë një të paparë nga goditja e lirë në stilin e Cristiano Ronaldos, duke i ndihmuar Manchester Unitedit ta mposhtë 2:1 Chelsean dhe të kalojë në çerekfinale të Carabao Cup të mërkurën.

Sulmuesi anglez shënoi së pari nga penalltia në pjesën e parë, para se ta realizonte mbase golin e karrierës deri tani në triumfin e Unitedit në Stamford Bridge në Londër.

Rashford gjuajti nga rreth 35 metra largësi, duke e goditur topin në stilin e Ronaldos nga koha e portugezit në United.

Dani Caballero nuk pati asnjë gjasë ta ndalë goditjen rrufe të 22-vjeçarit.

Në çerekfinale, Unitedi do të përballet me klubin e League Two, nivelit të katërt në futbollin anglez, Colchester.

(Kosova Sot Online)