“Kurrë nuk më kishin parë sytë revole të vërtetë, derisa më plaçkiten hajnat”

  • 31 October 2019 - 12:39
“Kurrë nuk më kishin parë sytë revole të vërtetë, derisa më plaçkiten hajnat”

Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio, ka zbuluar se çfarë i shkoi në mendje kur një grup i armatosur i njerëzve hynë në shtëpinë e tij për të plaçkitur gjëra me vlerë të madhe.

Claudio Marchisio dhe partnerja e tij Roberta u plaçkiten në vilen e tyre në Torino të martën mbrëma.

Raportohet se hajnat ia kishin drejtuar armën gruas së ish-futbollistit derisa e kishin kryer plaçkitjen.

“M’i kishin drejtuar armët në kokë. Ishte e vështirë, pasi që unë kurrë nuk kisha parë armë të vërtetë më parë”, ka thënë Marchisio në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera.

“Fatmirësisht, ne arritëm të qëndrojmë me mendje të kthjellët. Pesë burra hynë në shtëpinë tonë në Vinoco, ata na kërkonin ta dinin se kush është kasaforta. U thashë se nuk kishin, por ata s’më besonin. Ne me të vërtetë nuk kemi”.

“Në atë pikë, ata morën gjithçka që mund të gjenin dhe pastaj u larguan. Unë i frikësova shumë për veten dhe për gruan time Robertën. Falë Zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi. Ata kishin dalë për të luajtur futboll dhe gjyshi nuk i kishte kthyer ende”. 

“Në fakt, trajneri i tyre filloi të dyshonte se diçka s’ishte në rregull pasi që ne nuk po u përgjigjeshim telefonatave të tij. Kur hajdutët e kuptuan se dikush ishte i shqetësuar për ne, ata u nxituan. Patëm shumë fat”.

“E di se këto incidente ndodhin vazhdimisht gjatë gjithë botës, kudo në botë. Këtë herë na ndodhi neve dhe fatmirësisht jemi mirë, aq sa për ta treguar këtë histori. Kjo është gjëja më e rëndësishme sepse s’më intereson për gjërat që na i morën”.

“Ajo që mbetet është frika, por, kundër gjithçkaje, ne arritëm të qëndrojmë të qetë, edhe kur e kishin një revole të drejtuar në kokë”.

(Kosova Sot Online)