Rekordet e Messit për të cilat nuk flet askush

  • 01 November 2019 - 08:57
Rekordet e Messit për të cilat nuk flet askush

Një tifoz i futbollit i ka bërë disa postime në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për t’i theksuar disa rekorde të Lionel Messit në karrierën e tij, për të cilat, sipas tifozit, nuk flet askush në botën e futbollit.

Kapiteni argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer sërish në skuadrën e klubit katalonas, pasi mungoi në ndeshjet e para të këtij sezoni shkaku i lëndimeve.

Messi ka vazhduar të arrijë edhe më shumë rekorde dhe trofe për koleksionin e tij, pasi që e fitoi Këpucën e Artë të Evropës për golashënuesin më të mirë të sezonit dhe e fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit në botë.

Tani, përdoruesi i Twitterit @CFCHilal_ i ka përdorur rrjetet sociale për t’i shfaqur rekordet e ndryshme që argjentinasi i mban, të cilat nuk përmenden mjaftueshëm.

“Ai ka shënuar më së shumti gola në La Liga si zëvendësues, në shekullin e 21-të. Ai i shënon mesatarisht 0.46 gola për ndeshje kur hyn në lojë nga stoli, ndërsa pas tij radhiten Reali (0.41) dhe Aduriz (0.37)”. “Lionel Messi i ka shënuar më së shumti gola radhazi në La Liga nga jashtë zonës së 16-metërshit”.

“Lionel Messi është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në Kupën e Botës, si adoleshent, 20-vjeçar dhe 30-vjeçar”.

“Lionel Messi ka shënuar më shuma gola nga gjuajtjet e lira gjatë katër vjetëve të fundit sesa cilido klub tjetër”.

“Lionel Messi është i vetmi lojtar që e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të ndonjë turneu të paktën një herë në secilin turne ndërkombëtar”.

“Lionel Messi ka më së shumti gola të shënues si zëvendësues në Kupën e Amerikës”

“Lionel Messi ka më së shumti asiste në histori të Kupës së Botës”.

“Lionel Messi është lojtari i parë që arriti shifrën prej 400 golave në La Liga”.

“Lionel Messi i ka shënuar 149 gola në la Liga, 108 më shumë sesa i dyti në këtë listë, Cristiano Ronaldo. Mbresëlënëse”.

“Lionel Messi është asistuesi më i mirë në histori të La Ligës, me 162 të tilla”.

“Lionel Messi e mban rekordin që e ka shënuar të paktën një gol në më së shumti sezone radhazi të La Ligës”.

“Lionel Messi është i vetmi lojtar që ka shënuar dhe ka asistuar në të gjitha garat brenda një sezoni të vetëm”.

“Lionel Messi e mban rekordin në histori të La Ligës për më së shumti ndeshje ku i ka shënuar nga dy gola”.

“Lionel Messi është i pari lojtar jospanjoll që i ka fituar 10 tituj të La Ligas”.

“Që kur çmimi filloi të ndahej në sezonin 2008/09, Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i vitit në La Liga nëntë herë dhe dhjetë herë si sulmuesi më i mirë në La Liga”.

(Kosova Sot Online )