Vidal refuzon ofertë të madhe nga Kina për Interin

  • 01 November 2019 - 09:20
Vidal refuzon ofertë të madhe nga Kina për Interin

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal thuhet se dëshiron transferimin te Interi në afatin e janarit.

Vidal u transferua nga Bayerni te Barcelona para dy sezonesh, por ka dështuar të zë një vend titullari. Situata si zëvendësues nuk po i pëlqen aspak kilianit dhe ai po mendon largimin nga Camp Nou në afatin dimëror.  Klubet kineze, në veçanti Shanghai SIPG ka bërë gati ofertën për Vidalin, por lojtari e ka refuzuar këtë mundësi.Sipas mediumit italian InterNews, ylli i Barcelonës është i gatshëm të heqë dorë nga kjo ofertë fitimprurëse për mundësinë për të luajtur për Interin.

Kiliani është i interesuar të punojë përsëri me Antonio Conten, ish-trajnerin e tij te Juventusi. 

(Kosova Sot Online )