Liverpooli mund të detyrohet t’i luajë dy ndeshje brenda një dite

  • 01 November 2019 - 10:43
Liverpooli mund të detyrohet t’i luajë dy ndeshje brenda një dite

Liverpooli është duke e shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të dy ndeshjeve brenda të njëjtës ditë, shkaku i kalimit të tyre në rundin e radhës të Carabao Cup.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të udhëtojë në Katar për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, që do të zhvillohet mes 11 dhe 22 dhjetorit të këtij viti.

Çerekfinalet e Carabao Cup do të zhvillohet më 17 dhe 18 dhjetor, ndërsa Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj fazë si mysafir.

Në tentim për ta liruar agjendën e vet për shkak të ndeshjeve të shumta gjatë kësaj periudhe, Liverpooli raportohet se është duke e shqyrtuar mundësinë t’i zhvillojë dy ndeshje brenda të njëjtës ditë.

Sipas të përditshmes britanike, The Telegraph, Liverpooli mund të vendosë të luajë vetëm me lojtarë të rinj nga akademia në ndeshjen kundër Aston Villas në kuadër të Carabao Cup, përderisa ekipi i parë do të ishte në Katar për Kupën e Botës për Klube.

Kjo do të bënte që Liverpooli të shkruhej në histori si klubi i vetëm që ka luajtur me dy skuadra të ndryshme në të njëjtën ditë, në dy gara të ndryshme.

Megjithatë, një gjë e tillë s’do të ishte lehtësisht e realizueshme, pasi që Liverpoolit do t’i duheshin 36 lojtarë. Pastaj, trajneri Jurgen Klopp do të duhej të vendoste se me cilën skuadër të punojë ai e me cilën ndihmësi i tij, Pepijn Lijnders.

Ndeshja kundër Aston Villas në Carabao Cup është sugjeruar të shtyhet për 8 janar, për shkak të agjendës së ngarkuar të Liverpoolit. Në këtë datë është caktuar të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e këtij turneu, përderisa fituesi i përballjes Villa – Liverpoolin do ta zhvillonte gjysmëfinalen e vet më 28 ose 29 janar, ndërsa ndeshja kthyese e kësaj fazë do të zhvillohej në shkurt, para finales më 1 mars.

(Kosova Sot Online)