Tifozët e Bayernit më kanë bërë që të qaj si fëmijë në burg

  • 01 November 2019 - 11:01
 Tifozët e Bayernit më kanë bërë që të qaj si fëmijë në burg

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka zbuluar se ai kishte qarë “si foshnje” për shkak të mbështetjes që mori gjatë kohës së tij në burg, shkaku i evazionit fiskal. Hoeness deklaroi se ai tifozët e klubit e dinin se ai ka bërë gjithçka për klubin gjerman.

Uli Hoeness i ka kaluar 49 vjet me Bayernit – fillimisht si lojtar, pastaj si menaxher i përgjithshëm e së fundi si president i klubit, pozitë kjo nga e cila do të largohet më 15 nëntor këtë vit.

Hoeness i ka fituar shumë trofe dhe çmime individuale gjatë kësaj periudhe të tij me Bayernin. Mirëpo, vendimi për ta dënuar me burgim shkaku i shmangies në pagimin e taksave në vitin 2014 e ka lënë një njollë në karrierën e tij të suksesshme.

“Ai ishte gabimi im më i madh. Pendohem thellësisht dhe kritikat për atë gjë janë të arsyeshme. Unë e dija se do të duhej të shkoja në burg. Franck Ribery qau dhe tifozët e brohoritën emrin tim. Kjo më ndikoi në mënyrë të pabesueshme”, ka thënë Hoeness.

“Disa nga letrat që i merrja në burg ishin aq prekëse saqë unë qaja si foshnje në qelinë time. Unë vetëm mund të buzëqesh kur më kujtohet kritikat. E di që tifozët e dinë, thellë-thellë, se unë gjithmonë e kam shqyer prapanicën dhe kam bërë gjithçka për ta”. 

(Kosova Sot Online)