Vidal e refuzoi Kinën për Interin

  • 01 November 2019 - 12:15
Vidal e refuzoi Kinën për Interin

Mesfushori kilian është i vendosur të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian

Arturo Vidal nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli evropian.

Mesfushori kilian nuk po ka hapësira të mjaftueshme tek Barcelona dhe mund të largohet prej aty gjatë janarit.

Interesim për ish-futbollistin e Juventusit dhe Bayern Munichut kanë shfaqur klubet kineze, të cilat po i ofrojnë atij rrogë të majme.

Më i interesuari për shërbimet e futbollistit luftarak është ekipi Shanghai.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi kilian preferon të luajë ende në nivele të larta.

Për këtë, Vidal gjatë afatit kalimtar të janarit mund të rikthehet në futbollin italian, për t’u transferuar në Inter.

Ish-trajneri i tij, Antonio Conte e do me ngulm lojtarin, me të cilin dëshiron të punojë përsëri së bashku tek “Nerazzurri”.

(Kosova Sot Online)