Pochettino, favorit për postin e trajnerit të Bayernit

  • 01 November 2019 - 12:46
Pochettino, favorit për postin e trajnerit të Bayernit

Nga një ide sugjestionuese në sezonin e kaluar, po merr gjithmonë e më shumë kuota emërimi i një trajneri të njohur në pankinën e Bayern Munichut.

Skuadra kampione e Gjermanisë që po vuan një krizë rezultatesh, nuk do të presë as përfundimin e fazës së parë për të shkuar Niko Kovac, e për të bërë ndryshimet e nevojshme në stol, që të rikthejë sezonin në rrugën e duhur.

Aktualisht në Pole Position për postin prestigjioz është Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas që drejton prej vitesh Tottenhamin duke mos pranuar asnjë nga ofertat joshëse që i kanë ardhur nga klubet më të njohura evropiane, duket se këtë radhë po intrigohet nga Bundesliga.

Agjencia gjermane Sport 1 ka raportuar se 47 vjeçari udhëzoi prokuratorin e tij për të negociuar kushtet, në rast se do të pranojë të ulet në gjysmën e këtij sezoni, në stolin bavarez.

Tottenham ka vuajtur një nisje zhgënjyese të kampionatit anglez me vetëm 12 pikë në 10 ndeshje, jashtë zonës së kualifikimit në Champions dhe me një mori kritikash për lojën e dobët. Në kampin tjetër situata është disi më mirë, por Bayern do të shkarkojë Kovaç në rast se merr garancinë për ardhjen e Pochettinos.

Një tjetër emër i pëlqyer në skuadrën gjermane është trajneri aktual i Ajaxit, Erik Ten Hag.

(Kosova Sot Online)