Juventusi i ofron kontratë të re Szczesnyt

  • 01 November 2019 - 15:25
Juventusi i ofron kontratë të re Szczesnyt

Portieri çek e ka bindur gjigantin italian me kualitetet e tij dhe kampioni i Serie A po planifikojë t’ia vazhdojë kontratën ish-portierit të Arsenalit.

Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Wojciech Szczesny.

Madje, kampioni italian e ka bërë gati një kontratë të re për portierin polak.

Në fakt, “Bianconeri” duan ta mbajnë portierin në “Allianz Stadium” deri në vitin 2024.

Gjithashtu, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se 29 vjeçarit do t’i rritet rroga në 4,5 milionë euro në vit.

Szczesny i ka nisur gjashtë ndeshje nga fillimi në Serie A këtë sezon, ndërsa konkurrent e ka legjendën e klubit Bardhezi, Gianluigi Buffon.

(Kosova Sot Online)