Zidane flet për spekulimet e largimit të Gareth Bale

  • 01 November 2019 - 15:41
Zidane flet për spekulimet e largimit të Gareth Bale

Zinedine Zidane u është përgjigjur spekulimeve për një largim të mundshëm të Gareth Balet gjatë janarit nga Real Madridi. Trajneri francez thotë se nuk ka për çfarë ta bind yllin uellsian, duke u shprehur i bindur se ai do të qëndrojë në Madrid.

Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë spekulimet rreth së ardhmes së Gareth Bale, duke insistuar se nuk ka nevojë që ta bindë yllin uellsian të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Ish-futbollisti i Tottenhamit spekulohet se mund të largohet nga “Los Blancos” në afatin kalimtar të janarit, ndërsa raportohet se lojtari është takuar me menaxherin e tij Jonathan Barnett, me të cilin ka folur për të ardhmen.

Mirëpo, trajneri francez thekson se nuk ka se për çka ta bindë Balen pasi thotë se largimi i tij i përket së kaluarës.

Bale ishte pranë largimit nga Madridi gjatë verës dhe ai e mori një ofertë të majme nga Kina, por në fund vendosi të qëndronte tek 13 herë kampioni i Evropës.

“Largimi eventual i Balet i përket së kaluarës. Ai është këtu dhe është në fushë, po luan dhe po ushtron”, ka thënë sot Zidane para ndeshjes së La Ligas ndaj Real Betisit.

“Ne jemi me të dhe e presim në ekip. Asgjë më shumë. Nuk më duhet të bëj asgjë tjetër. Nuk kam nevojë ta bind atë për asgjë sepse ai është këtu. Ai po ushtron, nuk është ende i gatshëm, por ai është këtu, në Real Madrid”, përfundoi Zidane. 

(Kosova Sot Online)