“Askush s’më ka propozuar uljen e rrogës sime për ta blerë Neymarin”

  • 01 November 2019 - 16:40
“Askush s’më ka propozuar uljen e rrogës sime për ta blerë Neymarin”

Valverde nuk ishte në dijeni për ofertën e lojtarëve për ta kthyer në Neymarin në “Camp Nou”

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique, konfirmoi se shokët e tij të skuadrës u përpoqën të ndihmojnë në rikthimin e Neymar Junior.

Për emisionin ‘El Larguero’ në Cadena Ser, Pique tha: “Ajo që ne i thamë presidentit ishte nëse mund t’i ndryshonim kontratat sepse e dinim që ekziston një çështje e Fair Play Financiar… kështu që i thamë presidentit, në vend që të fitonim diçka në një vit, mund ta fitonim atë në vitin e dytë, tretë ose pas katër vitesh”. 

Sido që të jetë, një propozim i tillë i bërë nga futbollistët, asnjëherë nuk është marrë në konsideratë nga Josep Maria Bartomeu, këtë e ka konfirmuar edhe trajneri, Erneso Valverde.

A e keni ditur se lojtarët e Barçës ishin në gjendje të ndryshonin rrogat për të ndihmuar në ardhjen e Neymar? Nuk e paskam ditur, por mua askush nuk më ka propozuar asgjë (qesh). As kur ka shkuar a as kur kishte mundësi për t’u kthyer”, u shpreh Valverde.

(Kosova Sot Online)