Valverde: Griezmann do të luajë kur t’i përmbush pritjet që janë për të

  • 01 November 2019 - 18:57
Valverde: Griezmann do të luajë kur t’i përmbush pritjet që janë për të

Ernesto Valverde e sheh ndeshjen me Levanten si të vështirë, ndërsa është ndalur të flas edhe për Antoine Griezmannin që ishte në bankë në ndeshjen e fundit. 

Valverde mendon se intensiteti i lartë i Lavantes që prodhon, mund t’i shkaktojë skuadrës së tij disa probleme.

“[Levante] janë një ekip që përpiqen të luajnë përpara lart dhe që kanë shumë zgjidhje”. 

“Ata zakonisht janë një ekip që sulmojnë me shumë lojtarë dhe mund të në bëjnë dëme me lojtarë si [Jose Luis] Morales dhe Hernani. Është një nga ato ndeshje në të cilat çdo gjë mund të ndodhë”.

Antoine Griezmann ndaj Real Valladolid ishte në bankë, ndërsa vendin e tij e kishte zënë Ansu Fati.

“Ai është një lojtar që ka luajtur rregullisht. Atë ditë bëra disa ndryshime”.

“Nuk më pëlqen të flas për statusit e padiskutueshëm. Ai do të luajë nëse i përmbush pritjet që janë për të”, ka thënë Valverde.

(Kosova Sot Online)