Mbappe është thjesht i pandalshëm, ashtu si Di Maria

  • 01 November 2019 - 21:14
Mbappe është thjesht i pandalshëm, ashtu si Di Maria

Dy lojtarët më në formë te PSG-ja, Di Maria dhe Mbappe – kanë kombinuar sërish së bashku për ta kaluar klubin francez në epërsi kundër Dijon.

Kylian Mbappe, që po shënon tash e disa ndeshje me radhë, zhbllokoi rezultatin duke realizuar për 0-1 në minutën e 19-të, pas një loje fantastike të Di Marias dhe pasimi të mrekullueshëm.

Dijon dhe Paris Saint-Germain po përballen në kuadër të xhiron së 12 në Ligue 1 në stadiumin “Gaston Gerard”.

(Kosova Sot Online)