Lëndim i frikshëm në sfidën Dijon – PSG, futbollisti mbeti pa ndjenja!

  • 01 November 2019 - 21:38
Lëndim i frikshëm në sfidën Dijon – PSG, futbollisti mbeti pa ndjenja!

Parisi vazhdon ta mposhtë 1-0 skuadrën e Dijon.

Pak minuta pasi Kylian Mbappe realizoi golin e epërsisë për PSG-në, sfida u ndërpre për disa minuta.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar, Fouad Chafik, mori një goditje të fortë në kokë nga shoku i skuadrës, portieri Alfred Gomis, duke rënë në tokë i shtangur dhe  pa ndjenja.

Për një çast, Chafik frikësoi të gjithë në stadium, por fatmirësisht ai arriti të këndellet paksa, edhe pse në pamundësi për të vazhduar ndeshjen.

Vendin e tij e zuri Hamza Mendyl.

(Kosova Sot Online)