“Matic në Inter? Nuk flas për futbollistët e klubeve tjera, por kam respekt për të”

  • 02 November 2019 - 08:24
“Matic në Inter? Nuk flas për futbollistët e klubeve tjera, por kam respekt për të”

Antonio Conte nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin Nemanja Maticin me Interin.

Duke folur në konferencë para ndeshjes me Bolognan nesër, ish trajneri i Italisë, Antonio Conte, është pyetur edhe për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic.

Matic nuk po gjen shumë hapësira te “Djajtë e Kuq” dhe mund të ribashkohet me Conten te Interi.

“Nuk jam duke menduar për lojtarët e klubeve tjera, për shkak të respektit që kam për futbollistët e mi. Kam dashuri të madha për ata që më kanë ndihmuar të fitojë gjëra të rëndësishme, por vetëm kaq”, u shpreh Conte.

Conte ka punuar me Maticin te Chelsea gjatë sezonit 2016/17, që së bashku fituan titullin e Premier League. 

(Kosova Sot Online )