Zidane: Nuk kam ‘Plan A’ apo ‘Plan B’

  • 02 nëntor 2019 - 08:30
Zidane: Nuk kam ‘Plan A’ apo ‘Plan B’

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka përsëritur se nuk ka ‘Plan A ose Plan B’, dhe se gjithmonë nxjerr në fushë skuadrën që mendon se është më mirë për kundërshtarin që ka përballë.

Zizu njihet si një trajner që bën shumë rrotacione, nganjëherë lë 7 apo 8 lojtarë të ekipit të parë në shtëpi, duke inkuadruar shumicën që qëndrojnë më shumë në stol.

Por, kjo, sipas Zizu, nuk ka të bëjë asgjë me ‘Plan A apo Plan B’.

“Ka lojtarë që janë më të mirë dhe më të dobët”, u shpreh Zizu. “Nuk kam Plan A ose Plan B”.

“Çdo tri ditë kam lënë jashtë lojtarë me kualitete dhe do të ndodhë sërish, kjo më mërzit më së shumti. Tentoj të zgjedh më të mirët, por mund të ndryshojmë. S’më pëlqen të thuhet ekipi A ose ekipi B apo C. Nuk është e vërtetë”.

(Kosova Sot Online  )