Wanda Nara i provokon keq interistët!

  • 02 November 2019 - 08:48
Wanda Nara i provokon keq interistët!

Vazhdon “lufta” në distancë, mes Vanda Narës dhe tifozëve të Interit. Pas polemikave të shumta të krijuara, sezonin e shkuar, bashkëshortja e Ikardit, ka “provokuar” sërish zikaltërit, teksa ka postuar një video, ku djali i saj Valentino, shfaqej me fanellën e Borusias së Dortmundit.

Kujtojmë që skuadra gjermane është rivale e drejpërdrejtë e Interit, në Champions, teksa të dy skuadrat do të përballjen javën e ardhshme, në sfidën që do të vendosë kualifikimin ose jo të zikaltërve.

Në të kaluarën, Velentino, ka qenë një tifoz i Interit, ndërkohë që pas largimit të Ikardit, gjërat kanë ndryshuar, teksa vogëlushi shfaqet me fanellën e Dortmundit.

(Kosova Sot Online )