Mbappe, hapave të Messit dhe Ronaldos

  • 02 November 2019 - 08:57
Mbappe, hapave të Messit dhe Ronaldos

Është vetëm 20 vjeçar, por tashmë është katër gola larg shifrës së 100 finalizimeve në futbollin profesionist. Mbappe po shkon hapave të Messit dhe Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka kaluar shifrën e 700 golave, rrugës për ta bërë këtë është edhe Lionel Messi. Që të dy kanë dominuar për më shumë se 10 vite dhe kanë thyer e vendosur rekorde historike.

Kohë pas kohe është raportuar se mund të mos ketë asnjë futbollist që t’i arrijë ato që kanë arritur Messi e CR7, por duket se Kylian Mbappe është rrugës së mirë për të shkruar histori.

Ai është vetëm 20-vjeçar, por ka shënuar tashmë 96 gola dhe është afër të arrijë shifrën e 100 finalizimeve.

Këtë shifër e arriti në humbjen e PSG-së 2-1 nga Dijon.

Ai i ka shënuar 27 gola me Monacon dhe 69 me PSG-në.

Nësë llogarisimin edhe golat me Francën, Mbappe tashmë ka kaluar shifrën e 100 finalizimeve.

Mbappe është vetëm 4 gola larg arritjes së 100 finalizimeve në futbollin profesionist dhe nëse punon ashtu siç kanë punuar Messi dhe Ronaldo, ka më shumë se 10 vite para, çka do të thotë se është e mundshme të arrijë shifrat e yllit të Barçës dhe Juves.

(Kosova Sot Online )