“Nëse nuk do të kishte ekzistuar mafia në futboll, djali im do të kishte më shumë Topa të Artë”

  • 02 November 2019 - 12:11
“Nëse nuk do të kishte ekzistuar mafia në futboll, djali im do të kishte më shumë Topa të Artë”

Gjithmonë duke u ankua, gjithmonë duke i kritikuar të tjerët.

Familja e Cristiano Ronaldos vazhdon të lëshojë deklarata të rënda në drejtim të atyre që udhëheqin institucionet më të larta në futboll.

Dolores Aveiro, duke folur në “A Bola” ka thënë se ‘në futboll ekziston mafia’ dhe për këtë djali i saj ka vetëm 5 ‘Topa të Artë’ dhe në përgjithësi trajtohet shumë më ndryshe.

E pyetur nëse CR7 mund të rikthehet dhe ta fitojë sërish këtë çmim, ajo tha: “Ekziston mafia. Është fjala adekuate për të përshkruar gjithçka. Po, ekziston mafia në futboll. Nëse e shihni gjithçka që ka ndodh e kuptoni se është për shkak të mafies”.

“Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, s’do të kishin bërë çfarë po bëjnë, por është portugez nga Madeira… ndoshta për këtë”.

“Nuk e di nëse do ta fitojë ‘Topin e Artë’, por besoj në të. Mendoj se e meriton kur e shikojmë atë çfarë ka bërë gjithë vitin”, shtoi mes tjerash Dolores Aveiro.

Në vitin kalendarik 2019, Ronaldo ka shënuar 12 gola në Serie A për Juventusin dhe 6 në Champions League.

(Kosova Sot Online)