Ballkani po e mund Feronikelin, Trepça ’89 po fiton kundër Vushtrrisë, Prishtina po barazon me Dukagjinin

  • 02 November 2019 - 14:04
Ballkani po e mund Feronikelin, Trepça ’89 po fiton kundër Vushtrrisë, Prishtina po barazon me Dukagjinin

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të javës së trembëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Drenas po përballen Feronikeli dhe Ballkani, dy skuadra pretendente për titullin kampion këtë edicion.

Mysafirët po fitojnë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me golin e sulmuesit në top fromë, Blend Baftiu.

Në Klinë janë duke u ndeshur Dukagjini dhe Prishtina, dy ekipe me ambicie krejtësisht të ndryshme këtë edicion. Pjesa e parë është mbyllur 0-0.

Ndërkohë, në Mitrovicë janë dy ekipe që po luftojnë për të njëjtin objektiv, pasi që edhe Trepça ’89 edhe Vushtrria po tentojnë t’i ikin zonës së rrezikshme që largon nga liga.

Pas 45 minutave të pjesës së parë, është Trepça ’89 ajo që po fiton 1-0 me golin e Arb Manaj.

Ai realizoi në minutën e 40-të.

(Kosova Sot Online)