Tjetër humbje për Unitedin në Premierligë

  • 02 November 2019 - 15:32
Tjetër humbje për Unitedin në Premierligë

Bournemouth e ka mposhtur 1-0 Manchester United për t’ia shkaktuar humbjen e katërt këtë edicion në Premierligë.

Fitorja 3-1 ndaj Norwich City u mendua se është një pik kthese për “Djajtë e Kuq”, por nuk ia kanë dalë të vazhdojnë me seri pozitive, duke u ndal nga Bournemouth.

Joshua King e shënoi golin e vetëm në takimin që u zhvillua në “Vitality Stadium”.

Ai realizoi në fund të pjesës së parë dhe pavarësisht minutave të shumtë deri në fund të takimit, të besuarit e Solskjaer nuk arritën të dërgojnë asnjëherë topin në rrjetën e kundërshtarëve.

Kështu, kjo humbje e lë Unitedin në kuotën e 13 pikëve në pozitën e tetë.

(Kosova Sot Online)