Lukaku e barazon rekordin e Ronaldos në Serie A

  • 03 November 2019 - 07:37
Lukaku e barazon rekordin e Ronaldos në Serie A

Sulmuesi belg Romelu Lukaku e bëri një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen ku skuadra e Antonio Contes e përmbysi rezultatin për ta mposhtur Bolognan dhe për ta marrë kreun e Serisë A për disa orë.

Dy gola të shënuar afër fundit të ndeshjes nga Romelu Lukaku ia vazhduan Interit ecurinë mbresëlënës në sezonin 2019/20 të Serisë A me fitoren 2:1 kundër Bolognas të shtunën.

Kur Interi kishte qenë duke pësuar disfatë, deri në 15 minuta para fundit të ndeshjes, Lukaku shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin dhe pastaj e shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes, nga pika e penalltisë.

Këto golat ishin e teta dhe e nënta e Lukakus në ligën elitare të futbollit në Itali, që kur ai u transferua nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës – përderisa Djajtë e Kuq e pësuan një disfatë me rezultat 1:0 kundër Bournemouth më herët gjatë ditës.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Evertonin është lojtari i parë që i ka shënuar nëntë ose më shumë gola në 11 ndeshjet e para për Interin në Serie A, që kur legjenda braziliane Ronaldo e bëri këtë gjë në sezonin 1997/98.

Ronaldo e përfundoi atë sezon me 25 gola të shënuar në ligë, ndërsa 34 në të gjitha garat. Mirëpo, Lukaku do të tentojë ta thyejë këtë rekord të legjendës braziliane.

(Kosova Sot Online)