Suso në dyshim për ndeshjen e Milanit ndaj Lazios

  • 03 November 2019 - 09:11
Suso në dyshim për ndeshjen e Milanit ndaj Lazios

Ylli spanjoll, Suso mund të humbasë ndeshjen e madhe të Milanit me Lazion sot (e diel) në mbrëmje, pasi po lufton me një dëmtim të vogël.

Rossonerët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A, e cila zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.

Ekipi i Stefano Piolit vjen nga një fitore e vështirë 1-0 ndaj SPAL-it dhe pres ta vazhdojë këtë seri për t’i ofruar pozitave të epërme në tabelë. 

Suso erdhi na banka rezervë për të shënuar golin e fitores kundër SPAL-it dhe ishte hera e parë që ai ishte zëvendësues pas 17 ndeshjeve si titullar radhazi.

Ai pritej të rikthehej në formacionin titullar kundër Lazio, por sipas Sky Sport Italia, Suso ka një dëmtim të lehtë dhe nuk stërviti të shtunën me ekipin.

Samu Castillejo ka përsëri mundësi të luajë nga fillimi, duke lënë Ante Rebic në pankinë.

Formacioni i mundshëm i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Biglia, Kessie; Castillejo, Piatek, Calhanoglu.

(Kosova Sot Online)