Pamje: Ankesa dhe tallje me De Ligt, për penalltinë që s’u dha për Torinon

  • 03 November 2019 - 09:21
Pamje: Ankesa dhe tallje me De Ligt, për penalltinë që s’u dha për Torinon

Rasti i minutës së 11-të në derbin e djeshëm mes Torinos dhe Juventusit, ku Matthijs De Ligt preku topin me dorë brenda zone, ka shkaktuar polemika të mëdha në Itali.

Holandezi e preku topin me dorë, por kryesori Doveri la lojën të vijojë, ndërkohë rasti nuk u thirr as nga VAR-i.

Vendimi shkaktoi polemika në radhët e klubit “granata”, ndërkohë që një “furtunë” ka shkaktuar edhe në rrjetet sociale, ku tifozët tallin De Ligt për faktin që pothuajse në çdo ndeshje e prek topin me dorë brenda zone.

(Kosova Sot Online)