Bale dhe James shkaktojnë polemika me veprimin e tyre në barazimin e Realit me Betisin

  • 03 November 2019 - 09:51
Bale dhe James shkaktojnë polemika me veprimin e tyre në barazimin e Realit me Betisin

Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë shkaktuar polemika pas barazimit të Real Madridit me Real Betisin, pasi u larguan nga stadiumi Santiago Bernabeu para se ndeshja të përfundonte.

Trajneri Zinedine Zidane nuk qe në gjendje të llogarisë në ta për këtë ndeshje për shkak se James ishte bërë baba për herë të dytë, ndërsa Bale vuante nga një lëndim.

Por dyshja ka shkaktuar polemika shkaktoi polemika duke mos e pritur fishkëllimën e fundit të gjyqtarit të shtunën. 

Derisa Madridi po e kërkonte golin e fitores, Bale dhe James u larguan nga stadiumi 10 minuta para se ndeshja të mbyllej.

Të dy lojtarëve u ishte kërkuar të ishin prezentë në stadium për ta parë ndeshjen, edhe pse nuk ekziston ndonjë kusht specifik që thotë se ata duhet patjetër ta presin fishkëllimën e fundit të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)