Interi i përgjigjet Barcelonës: Ne s’i shesim lojtarët më të mirë të ekipit

  • 03 November 2019 - 10:23
Interi i përgjigjet Barcelonës: Ne s’i shesim lojtarët më të mirë të ekipit

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, i ka hedhur poshtë thashethemet se Lautaro Martinez do t’i bashkohet Barcelonës, duke thënë se zikaltrit nuk i shesin lojtarët më të mirë të ekipit.

Martinez është duke shkëlqyer për skuadrën e Antonio Contes këtë sezon, me pesë gola dhe një asist në Serie A deri tani.

Kjo formë ka bërë që të ketë interesim për argjentinasin, por Marotta beson se lajmet se Martinez do të kalojë në Barçë janë të rreme dhe nënvizoi se Interi nuk dëshiron t’i lërë lojtarët më të mirë të largohen nga klubi. 

“Këto janë vetëm tregime në media. Lojtarët tanë janë të lumtur këtu me ne dhe si gjithmonë për t’u larguar një lojtar duhet ta dëshirojë një gjë të tillë”, tha Marotta pas fitores së Interit 2:1 kundër Bologna të shtunën.

“Interi është klub shumë i fortë, i cili rrallë herë i shet lojtarët më të mirë. Ne duam ta vazhdojmë këtë rrugë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)