Statistikat e mahnitshme të James dhe Doncic në duelin epik në NBA

  • 03 November 2019 - 12:10
Statistikat e mahnitshme të James dhe Doncic në duelin epik në NBA

LA Lakers e mposhti Dallas Mavericks 119:110 të premten mbrëma në një duel epik në të cilin shkëlqyen yjet kryesore të të dy ekipeve, LeBron James dhe Luka Doncic.

James i shënoi 39 pikë, i pati 16 asiste dhe 12 kërcime, derisa statistikat e Doncic në ato kategori ishin 31,15 dhe 13. 

Kjo nënkupton se kjo ishte ndeshja e parë në histori të NBA që dy kundërshtarë regjistrojnë “triple-double” (statistikat dyshifrore në tri kategori), me të paktën 30 pikë dhe 15 asiste.

Doncic u bë lojtari më i ri që arrin statistika të tilla në një ndeshje, derisa James u bë basketbollisti më i vjetër që ia del.

(Kosova Sot Online)