Në ndeshjen Roma – Napoli u diskutua edhe për Hysajn

  • 03 November 2019 - 12:33
Në ndeshjen Roma – Napoli u diskutua edhe për Hysajn

Roma e Napoli u përballën në fushën e “Olimpicos” pasditen e djeshme dhe sfida përfundoi me fitoren e verdhekuqve 2-1, por pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë, ku i fundit ishte Zappacosta. 

Hysaj nuk po gjen hapësira në formacionin e Napolit, teksa u la jashtë listës së të grumbulluarve edhe ditën e djeshme, ndaj duke qenë se edhe kontrata shkon drejt fundit, drejtuesit e Romës po tentojnë ta marrin për shifrën e 8 milionë eurove.

(Kosova Sot Online)