Solskjaer: Kemi nevojë për kreativitet

  • 03 November 2019 - 13:54
Solskjaer: Kemi nevojë për kreativitet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer insiston se ata nuk duhet të blejnë nga jashtë për të përmirësuar kreativitetin e tyre.

Unitedi u mposht nga Bournemouthi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Djajve të Kuq, Solskjaer, i cili mendon se ekipit i nevojitet më shumë kreativitet. 

“Ne duhet të përgjigjemi. Ne kemi nevojë për kreativitet”, ka thënë fillimisht Solskajer.

“Por, ne kemi shumë lojtarë në skuadër që mund të krijojnë më shumë”.

“Nuk është vetëm të shohim se çfarë mund të marrim nga jashtë, ne duhet të merremi me ato që kemi në ekip”, përfundoi norvegjezi.

(Kosova Sot Online)