Allegri, kandidati kryesor për punën e trajnerit te Bayerni

  • 03 November 2019 - 14:28
Allegri, kandidati kryesor për punën e trajnerit te Bayerni

Trajneri i njohur italian, Massimiliano Allegri është emri i fundit që po lidhet me punën e trajnerit te Bayern Munichu.

Ish-trajneri i Juventusit mund të kthehet në punë për një aventurë të re, pasi i dha fund magjisë së tij në Torino me pesë tituj radhazi në Serie A.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Allegri është kandidati kryesor për punën e Bayern Munichut nëse gjermanët largojnë Niko Kovacin. 

Kjo është më shumë se një mundësi pas një humbje tronditëse me rezultat të thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt këtë fundjavë.

Allegri do të ishte trajneri i tretë italian që do ta udhëhiqte Bayernin, pas më parë e kanë drejtuar edhe Giovanni Trapattoni dhe Carlo Ancelotti.

Ndërkohë, Manchester Unitedi po konsideron gjithashtu seriozisht Allegrin si pasues të Ole Gunnar Solskjaer.

Italiani përveç këtyre dy klubeve është lidhur edhe me stolin e Real Madridit, Arsenalit dhe Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)