Flamurtari e mund Dritën, për fitoren e parë pas tetë ndeshjeve

  • 03 November 2019 - 14:55
Flamurtari e mund Dritën, për fitoren e parë pas tetë ndeshjeve

Torvioll Stullqaku ia ka siguruar Flamurtarit fitoren e parë pas plot tetë ndeshjeve radhazi a fitore, me golin e tij në triumfin 1:0 kundër Dritës në Prishtinë.

Kuqezinjtë po vinin nga gjashtë humbje dhe dy barazime në tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe përballin kishin njërën prej skuadrave kandidate për titull në Ipko Superligë, por një gol i vonshëm i Stullqakut ua dha tri pikë që mund të jenë tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

Stullkau shënoi në minutën e 77-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe dinak të vendasve.

Kjo është vetëm fitorja e tretë e kryeqytetasve në 13 ndeshje deri tani në ligën elitare kosovare. 

Flamurtari tani grumbullon 12 pikë në pozitën e nëntë, pesë më pak se vendi i tretë, ku ndodhet Drenica, i cili është i fundit që siguron mbijetesën në Superligë.

Drita, ndërkohë, ngel në vendin e tretë, por tani me pesë pikë më pak se lideri Ballkani dhe tri më pak se rivali i qytetit, Gjilani.

Për Dritën, ky është një hap mbrapa në luftë për titull, sepse për më tepër tani është barazuar me pikë me Prishtinën dhe ka vetëm një pikë më shumë se Llapi.

(Kosova Sot Online)