Gjilani e mposht bindshëm Ferizajn, e vazhdon presionin ndaj liderit, Ballkanit

  • 03 November 2019 - 15:14
Gjilani e mposht bindshëm Ferizajn, e vazhdon presionin ndaj liderit, Ballkanit

Gjilani e ka mposhtur bindshëm 4:0 Ferizajn, me Fiton Hajdarin që shkëlqeu me het-trik, duke e vazhduar presionin ndaj liderit të Ipko Superligës, Ballkanit, si dhe duke e krijuar një epërsi të lehtë ndaj rivalit të qytetit, Dritës.

Fiton Hajdari tri herë dhe Tomislav Busic një herë shënuan në triumfin e lehtë të Gjilanit të dielën në Mitrovicë.

Gjilani u detyrua të luajë në Mitrovicë pasi është duke e vuajtur dënimin që Federata e Futbollit e Kosovës ia shqiptoi me dy ndeshje mos lojë në stadiumin e vet, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit tri javë më parë.

Pas kësaj fitoreje, e nënta në 12 ndeshje, Gjilani grumbullon 27 pikë në vendin e dytë, vetëm dy më pak se lideri, Ballkani, por tri më shumë se rivali i qytetit, Drita.

Hajdari i dha epërsinë skuadrës së Gjilanit duke shënuar gol pas gabimit të mbrojtjes firazajase në minutën e 28-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Hajdari shënoi sërish për ta dyfishuar epërsinë e vendasve.

Busic e trefishoi epërsinë për Gjilanin në minutën e 32-të, duke i dhënë një goditje të fortë Ferizajit.

Hajdari e kompletoi het-trikun në minutën e 88-të, kur realizoi nga penalltia.


(Kosova Sot Online)