Titulli i La Ligës të cilin askush nuk dëshiron ta fitojë

  • 04 November 2019 - 09:28
Titulli i La Ligës të cilin askush nuk dëshiron ta fitojë

Real Madridi e lëshoi edhe një mundësi tjetër për të dalë i pari në renditjen tabelore në La Liga të shtunën mbrëma, pasi barazoi pa gola me Real Betisin në shtëpi.

Kjo shans i erdhi skuadrës së Zinedine Zidane pas dështimit të Barcelonës kundër Levantes dhe barazimit të Atletico Madridit me Sevillën.

Madridi lëshoi pikë sërish dhe ende nuk është në gjendje t’i bëjë tri fitore radhazi pas rikthimit të Zidane në stol. Kjo është një mungesë e vazhdimësisë e cila po ia pamundëson Los Blancos të shkëputet ndaj të tjerëve në krye të La Ligës.

Edhe Barcelona bëri një hap prapa, megjithatë, pasi u përball me problemet e njëjta nën urdhrat e Ernesto Valverdes. Edhe pse po udhëhiqte 1:0 pas pjesës së parë, kampioni në fuqi dështoi plotësisht në pjesën e dytë, duke i pranuar tri gola brenda shtatë minutave.

Gjiganti katalonas ka humbur tri herë në vetëm 11 ndeshje në ligë deri tani, që është e barabartë me numrin e humbjeve gjatë gjithë sezonit të kaluar 2018/19.

Të tri disfatat i ka përjetuar në udhëtim, që tregon se Barça është ekip me dy fytyra, varësisht se ku luan.

Atletico renditet e treta dhe Sevilla e katërta, të dyja me nga një pikë më pak se Barcelona dhe Real Madridi.

Granada dhe Real Sociedad vijnë pas tyre dhe do të përballen me njëra-tjetrën të dielën, me mundësi për të dalë në pozitën e parë.

La Liga është e hapur, aq e hapur saqë renditja mund të ndryshojë shumë pas vetëm një xhiroje.

Image

(Ksova Sot Online )