Gjendet i vdekur berberi i Cristiano Ronaldos

  • 04 nëntor 2019 - 10:32
Gjendet i vdekur berberi i Cristiano Ronaldos

Trupi i berberit nga Madeira, Ricardo Maruqes Ferreira, i cili e kishte klient të rregullt sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon, është gjetur i therur me thikë për vdekje nga policia zvicerane të premten në mbrëmje.

Trupi i pajetë i Ferreira u gjet në Zurich dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore në qytetin zviceran konfirmoi se një person është arrestuar dhe se rasti është duke u hetuar.

I arrestuari është një brazilian i moshës 39-vjeçare.

“Një brazilian, 39 vjeç, është arrestuar nga policia rajonale në rezidencën e tij dhe është dërguar në mbajtje. Motivi i krimit është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zurich.

Ferreira jetonte në qytetin zviceran në dy vjetët e fundit dhe ishte berber personal i një numri të të famshmëve të profilit të lartë, përfshirë i Cristiano Ronaldos dhe disa modeleve portugeze si Isabel Angelino, Liliana Campos dhe Fatima Lopes. 

(Kosova Sot Online)