Del VIDEO-ja/ Momenti kur vritet kreu i tifozëve të Partizanit në Beograd

  • 04 November 2019 - 11:22
Del VIDEO-ja/ Momenti kur vritet kreu i tifozëve të Partizanit në Beograd

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë.

Ditën e premte është ekzekutuar me gjashtë plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç.

37-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa në pamjet më poshtë do të shikoni momentin kur Markoviç po qëndronte në trotuar me disa të rinj.

Më pas vrasësi i afrohet duke e qëlluar me armë zjarri. Sulmuesi deri tani ka mbetur i paidentifikuar, ndërsa nuk dihen as motivet e vrasjes.

Më herët, Markoviç ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie.

(Kosova Sot Online)