Vazhdon zemërimi i Real Madridit me VAR-in

  • 04 November 2019 - 11:58
Vazhdon zemërimi i Real Madridit me VAR-in

Hierarkia e Real Madridit mbetet e tronditur nga mënyra sesi është duke u përdorur VAR-i (video asistenti i referimit) në futbollin spanjoll, pas një incidenti tjetër të shtunën mbrëma.

Në Real Madrid ndiejnë se është dashur të akordohej një penallti në favor të tyre gjatë atij incidenti.

Topi e goditi në dorë qartazi Zouhair Fedalin e Real Betisit në fund të ndeshjes, e cila u mbyll baras, por nuk u ndërmor kurrfarë veprimi nga gjyqtarët.

“Në faza të ndryshme të ndeshjes bëmë hapa mbrapa dhe pastaj ndodhi ai rasti ku u përfshi VAR-i për të cilin nuk duam të flasim”, tha Ramos pas ndeshjes duke iu referuar vendimit të gjyqtarit për të mos akorduar penallti.

“Unë e pashë qartë, por gjyqtari nuk e ka parë”, shtoi ai.

Ishte një rast i cili është i hapur për interpretim, por dora e mbrojtësit të Betisit ishte në një pozitë jo natyrale prandaj edhe nuk u dha penallti.

Por në Madrid besojnë se vendimi ishte i ngjashëm me vendimet e mëhershme kur Realit nuk iu dha penallti kundër Mallorca dhe kundër Villarrealit sezonin e kaluar.

Sipas MARCA, klubi madrilen është i zemëruar dhe ndien se po e lufton një betejë të humbur. 

(Kosova Sot Online)