Bayerni i ofron 80 milionë euro për Sanen

  • 04 November 2019 - 13:33
Bayerni i ofron 80 milionë euro për Sanen

Gjiganti bavarez nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë para për futbollistin e Manchester Cityt.

Bayern Munichu është i interesuar ende për transferimin e Leroy Sane nga Manchester City.

Gjiganti bavarez i ka bërë gati 80 milionë euro për futbollistin ofanziv.

Dhe, sipas mediave gjermane, kampioni gjerman nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë para për futbollistin e krahut të majtë.

Bayerni ishte afër transferimit të Sane verën që shkoi, por në fund nuk arriti ta gjente gjuhën e përbashkët me Cityn.

Ndërkohë, futbollisti e pësoi një lëndim të rëndë dhe gjithçka dështoi.

23 vjeçari pritet të rikthehet në fushën e blertë në muajin shkurt dhe Bayerni synon ta transferojë atë verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)